Gruaja i kërkoi një puthje, ja si reagoi Princ William!

Princ William së fundmi është përballur me një situatë të sikletshme gjatë vizitës së tij në Cornwall.

Ndërsa po takonte banorët, në një moment një ndër femrat që ishte aty e pyeti princin: “A mund të të puth William?”

I vendosur në siklet ai filloi të qeshte dhe duke e kaluar situatën me energji pozitive, ndërsa njerëzit e pranishëm gjithashtu shpërthyen në të qeshura.

“Dialy Mail” shkruan se Princi William vizitoi Cornwall-in për të parë një tokë që ai shpreson se mund ta përdorë si një vend për të pastrehët, një temë e nxehtë diskutimi për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ai u fotografua duke treguar aftësitë e tij në volejboll në vizitën e tij sot buzë detit.

Familja mbretërore, e cila mori përsipër pronën prej 1.2 miliardë funtesh të Dukatit të Cornwall-it kur babai i tij u bë Mbret dhe e bëri Princ të Uellsit, është në procesin e ndërtimit të projektit të parë të strehimit për të ndihmuar në trajtimin e të pastrehëve në Nansledan.

I shpallur në fillim të këtij viti, projekti do të ofrohet së bashku me bamirësinë Cornish, St Petrocs, dhe do të sigurojë 24 shtëpi me mbështetje për njerëzit vendas që përjetojnë të pastrehë.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

U vra nga i dashuri Filipinez, qindra studentë të Universitetit “La Sapienza” homazhe për Ilaria Sulën

Shkaktuar nga shembja e një Ajsbergu/ Ja vendi më i IZOLUAR në botë!