Deputetja Grida Duma, përveç leksioneve për jetën apo për mënyrën se di duhet të qëndrojë një grua, tashmë jep edhe leksione për mjekësinë.
Nga Kuvendi, deputetja është shprehur se një i sëmurë mendor nuk mund të shërohet me vaj kapsllëku.
“Nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë si ilaç vaj kapsllëku”, tha ndër të tjera Duma.
Kujtojmë se më parë, në një video që bëri xhiron në rrjetet sociale, Grida duma u mësonte vajzave se si duhet të mbajnë pozicionin e këmbëve, për të pasur një qëndrim elegant.
Në një sallë luksi, ku kishte të paktën dy kamera që e filmonin në çdo pozicion, Grida Duma tashmë tregon se është eksperte e të dhënit të leksioneve.