Grezda u largua nga Partizani pasi nuk përmbushi pritshmëritë, sulmuesi bëhet me skuadër të re

Partizani e Eros Grezda ndajnë tashmë rrugët. Goditja e madhe e merkatos së verës, që duhet të ishte lideri i një skuadre që kërkonte konfirmimin si kampion, doli dështimi i madh. U kuptua që në ndeshjet e Champions dhe Conference League: Grezda ishte jashtë forme dhe nuk mbante dot ritmin. Gjërat pastaj nuk është se u përmirësuan në kampionat, ku nga i nisur titullar, Grezda e pa veten të parakaluar nga të gjithë.

Në total 17 ndeshje (2 në Champions e 6 në Conference e 9 në kampionat) për një total prej 589′ me vetëm një gol të shënuar. Por Grezda është gati për një tjetër aventurë pas Partizanit. Ky lojtar pritet që t’i bashkohet Rudes, ekipit që ndodhet me 4 pikë në vendin e fundit të elitës së Kroacisë.

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…