“Grezda mezi pret të vi”/ Nga fjalët për Colellën te Kupat e Europës, Zekic e nis me entuziasëm aventurën te Partizani

Zoran Zekic ka filluar që dje punën si trajneri i ri i Partizanit, teksa sot ka zhvilluar edhe konferencën e parë për shtyp para mediave. Tekniku kroat ka pranuar menjëherë se objektivi i tij fillestar është të bëjë gati ekipin për Europën. Një pjesëmarrje që do të nisë me disa mungesa, siç ka pranuar ai, por duke mos i cilësuar justifikime. Ai foli edhe rreth afrimit të Eros Grezdës te të kuqtë, por edhe për jetën me të papritura të trajnerëve, teksa komentoi largimin e Colelles nga stoli i të kuqve.

“Mendoj se Partizani është klubi më i madh në Shqipëri dhe për mua, stafin tim, është nhë mundësi që të bëjmë diçka të mirë për Europën, duke filluar nga Champions e pastaj kampionati. Por për kampionatin do të kemi më shumë kohë.
A do vijë Grezda? Mendoj se është pyetje për drejtorin se kam goxha punë për të bërë në fushën e lojës. Duhet ta dini që ai luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij kur luajti me mua. Uroj që të jetë në formë të mirë, e di që ka një dëshirë të madhe të vijë te Partizani, por çdo gjë tjetër varet nga marrëveshjet.

Marr skuadrën që ka fituar titullin kampion, dua të falënderoj fillimisht ish-trajnerin dhe stafin e tij. Nuk dua të flas shumë por duhet të luftojmë që të fitojmë titullin. Por si fillim kemi një muaj që të përgatitemi për Europën dhe si do të përfaqësohemi.

Shanset për të kaluar ture? Fillimisht varet nga si do të përgatitemi për Europën. Pas disa ditësh do të shohim kundërshtarin dhe kemi 20 ditë pastaj që të analizojmë e bëjmë gjithçka tjetër. Nuk më pëlqen se nuk kam ende shumë lojtarë të kthyer. Por pa justifikime, duhet të bëjmë gjithçka që të përgatitemi për atë ndeshje. Opinioni im në jetë dhe futboll është se asgjë nuk është e pamundur, por thjesht të duhet kohë për ta arritur.

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime