Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm/ Lëkundjet ndihen edhe në Jug të Shqipërisë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 të shkallës rihter ka shkundur sot Greqinë. Lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në disa qytete në Jug të Shqipërisë.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës tërmeti ndodhi 21 km në jugperëndim të qytetit Tyrnavos me një thellësi fokale prej 10 km.

Goditja e parë u regjistrua rreth orës 12:00 (me orën lokale) dhe është shoqëruar nga një paslëkundje e dytë me magnitudë 4.6 ballë, Rihter.

Tërmeti u ndje në Greqinë Veriore dhe Jugore, veçanërisht në Selanik. Sizmiologët thanë se lëkundjet u ndjenë shumë dhe zgjatën në kohë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur