Greqi, ‘shpërthejnë’ protestat pas tragjedisë me 57 të vdekur, protestuesit përleshen me policinë (video)

Teksa grupet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë mes rrëënojave të trenit ku u vranë dhjetra pasagjerë, qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në rrugët e Athinës për të protestuar lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme kur për faj të makinistit u përplasën dy trena duke shkaktuar deri më tani 57 viktima si dhe dhjetëra të plagosur.

Kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se një “gabim tragjik njerëzor” dukej se ishte shkaku i përplasjes kokë më kokë të ternave në të njëjtin binar, ku u vranë 57 njerëz dhe më shumë se 100 u plagosën mesnatën e të martës në veri të Greqisë.

Ngjarja është tashmë tragjedia më e madhe hekurudhore në vend. Shumica e viktimave ishin nxënës që ktheheshin në Selanik nga një celebrim karnavalesh.

Dy trenat po udhëtonin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë pranë luginës së Tempe, 380 kilometra në veri të Athinës. Mjeku ligjor i Larissa’s, Roubini Leondari, tha se trupat janë sjellë per identifikim me teste te ADN-së. “Shumica e tyre janë të rinj. Trupat janë në gjendje shumë të keqe,” tha ajo për rrjetin ERT.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi