Grekët formojnë ushtri për të marrë jugun e Shqipërisë

Pak muaj më parë, në media u denoncua një skandal i paprecedentë, ku në tabelat orientuese të disa fshatrave të Bashkisë së Finiqit, shqipja ishte gjuhë e dytë pas greqishtes.

Këto tabela shkaktuan zemëratë dhe indinjatë në mbarë opinion publik shqiptar, pasi një gjë e tillë ishte e përsëritur për të disatën herë.

Ndonëse një gjë e tillë shkaktoi reagime të ashpra në opinion, Bashkia e Finiqit, e autorizuar nga ARRSH, i vendosi sërish tabelat me modelin; greqishtja gjuhë e parë dhe shqipja e nënrenditur pas saj.

Pak ditë më parë, ekstremistët grekë provokuan sërish shqiptarët në Bashkinë e Dropullit, duke shkruar në disa banesa emrin e Kostandin Kaçifas-it, i cili mbeti i vrarë gjatë shkëmbimeve me armë zjarri me forcat RENEA-n, ndërsa pas autopsisë u zbulua se ai i kishte dhënë vetë fund jetës, duke u vetëvrarë me armën që terrorizoi fshatin Bularat në Gjirokastër.

Ndërkohë, ekstremistët grekë vijojnë sërish me provokimet e tyre ndaj popullsisë shqiptare, por edhe ndaj autoriteteve tona, të cilat bëjnë “një sy qorr e një vesh shurdh” përballë tyre.

Nuk dihet se ku dhe kur është realizuar fotoja në fjalë, por fakti që është shpërndarë në një faqe që ka pretendohet se përfaqëson minoritarët grekë në Shqipëri, por në të vërtetë vetëm sa i “fryn zjarrit” duke bërë provokime të tilla, duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për autoritetet shqiptare.

Por çfarë ka ndodhur këtë herë?

Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku pretendon se në Greqi është krijuar ushtria për të çliruar Vorio Epirin.

Ai ka dërguar disa foto të shpërndara në një portal nacionalist grek të quajtur “Himara.gr”, ku shihet një ushtar që mban në uniformën e tij flamurin e aneksimit të jugut të Shqipërisë.

Duhet theksuar se nacionalistët grekë vijojnë të besojnë se jugu i Shqipërisë i përket Greqisë, duke e quajtur “Vorio Epiri”, ose thënë shqip Epiri i Veriut. Madje, nacionalistët grekë kanë shkuar deri aty sa të pretendojnë të “çlirojnë” Vorio Epirin, dhe me këtë veprim të fundit duket se i kanë vënë vulën “idesë” së tyre për të aneksimin e jugut të Shqipërisë.

Nga ana tjetër, është shqetësues qëndrimi i autoriteteve shqiptare, të cilat nuk kanë marrë asnjë masë ndaj këtyre “kërcënimeve” dhe provokimeve të hapura nga nacionalistët grekë.

Denoncimi i plotë:

“Pershendetje JOQ! Shikoni ca behet! Ne Greqi krijohet ushtria per te cliruar Vorio Epirin. Shikoni foton e ushtarit qe mban flamurin e aneksimit te jugut te Shqiperise. E ka shperndare faqja “Himara.gr”, nje portal nacionalist grek i minoritareve.”, shkruhet në denoncim.

Related posts

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata