Gratë marrin në dorë kanabisin në Vlorë, valë arrestimesh nga policia/ Ja çfarë po bënin në zonën e pyllëzuar

Pesë persona, prej tyre katër gra, kanë rënë në prangat e policisë së Vlorë për kultivim kanabisi.

Të arrestuarit janë shtetasit A. B., 59 vjeç, R. B., 58 vjeçe, F. R., 57 vjeçe, A. M., 55 vjeçe, banues në fshatin Llakatund dhe E. Y., 39 vjeçe, banuese në fshatin Akerni.

Sipas policisë së Vlorës, arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi janë kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivonin bimë narkotike cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar të fshatit Vllahinë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar përreth territorit ku u konstatuan bimët narkotike, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një sasi rreth 5 kilogramë cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Related posts

Kapteri i Erion Veliajt! Ja kush është Fatmiri në përgjimet

Rritet euro, dollari në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 7 prill 2025

Paundi në minimumin historik, dollari në rënie/ Kursi i këmbimit për sot 5 Prill 2025