Granit Xhaka shpallet ”Lojtari i Vitit” në Zvicër: Ky çmim do të thotë shumë për mua

Futbollisti me origjinë shqiptare, kapiteni i zviceranëve Granit Xhaka është shpallur lojtari i vitit në Zvicër. Përmes një postimi në Instagram, Xhaka shkruan se ndihet shumë krenar për këtë titull të marrë.

Futbollisti i shpreh mirënjohjen të gjithëve për mbështetjen, teksa thotë se kjo do të thotë shumë për të.

“Shumë krenar që jam shpallur lojtari i vitit në Zvicër. Faleminderit shumë për mbështetjen, me të vërtetë do të thotë shumë për mua”,  shkruan Granit Xhaka. 

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)