Grabitja që bëri pastruesja, Andi Bushati habit me deklaratën: Bravo i qoftë, dinte ku të godiste…

Analisti Andi Bushati komentoi deklaratën e Ramës se gjithçka që po del në pah rreth punonjësve zyrtarë dhe kjo është falë rezultateve të reformës në drejtësi.

Në “Now me Erla Mëhillin” ai tha se nuk është reforma në drejtësi ajo që nxori në pah vjedhjen e zyrtares së shtetit, por pastruesja e në këto kushte nuk kemi pse flasim për reformë në drejtësi.

“Po ta kishte [kryeministri statusin në Twitter] për pastruesen, çfarë lidhje ka reforma në drejtësi aty se një zyrtare e shtetit grabitet nga një ditëzezë. Ku është reforma? I nxori pastruesja lekët, nuk i nxorën heronjtë e fëmijëve të Yuri Kimit,” – u shpreh Bushati duke iu referuar kështu deklaratës së ambasadores se prokurorët e SPAK do të jenë heronjtë e fëmijëve. “Ishte një pastruese vjedhëse që shkoi vodhi, shumë inteligjente se nuk do të vjedhin ty dhe mua, e di çdo njeri se ku janë lekët sot. Pastruesja bravo i qoftë, inteligjente,” – deklaroi Bushati.

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika