Grabitja në Tiranë/ “As bukë nuk i çoj në burg”, flet burri i pastrueses: Rrogën ia dorëzoja e s’më linte shkas

Spartak Dobi, bashkëshorti i pastruese Rozeta Dobi e cila në bashkëpunim me të birin vodhi mbi 120 mijë euro fajëson të shoqen për të gjithë ngjarjen, ndërsa për të birin, Havier, ai thotë se është i pafajshëm. Në një intervistë për ‘Review’ në Euronews Albania, Spartak Dobi thotë se në burg do të shkojë vetëm për t’i dërguar të birit gjëra që i duhen, ndërsa për të shoqen nuk do të interesohet aspak. Ai thotë se Rozeta është ndihmuar nga familjarët e saj, por nuk i ka lënë shkas të dyshojë asgjë.

“Gruaja është ndihmuar nga familjarët e saj. Nuk e di ku i çonte paratë, unë e merrja rrogën dhe ia jepja gruas. Kërkoj nga mediat që mos të gënjejnë. Paratë janë gjetur në shtëpinë time, nuk ka shanse që gruaja t’i ketë futur atje. Dyshoj se janë të implikuar dhe familjarët e bashkëshortes time. Ka shumë. Ta lënë motrën pa bukë se unë nuk i çoj asgjë. U në djalit tim do i çoj,”- shtoi ai.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024