Grabitja e milionave nga pastruesja/ Vangjeli: Pjesa më e madhe e parave do të mbeten pa…

Rasti i pastrueses Rozeta Dobi, është bërë çështje diskutimi, në media dhe jo vetëm.

Sipas analistit Lorenc Vangjeli pjesa më e madhe e parave të grabitura prej saj do të mbetet pa zot.

“Duket se shoqëria tenton të rivendosë ekuilibra. Ka probleme që dalin në këtë histori. Duke nisur nga zonja që ra pre e vjedhjes. Është e detyruar të rrëfejë qindarkë për qindarkë si e ka krijuar këtë shumë. Pjesa tjetër e parave rrezikon të krijojë një rast të çuditshëm pasi mund të mbetet jetim. Paratë ka gjasë të jenë marrë dhe në shtëpi të tjera”, është shprehur Vangjeli në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Sipas tij, në një kohë që pronarët që janë tërhequr nga denoncimi policia duhet të listojë banesat ku ka punuar Rozeta Dobi.

“Pronarët nuk kanë trokitur se përballë shansit për të humbur paratë dhe mundësisë për të shpjeguar ku i kanë gjetur është e vështirë, policia duhet të listojë banesat ku punonte zonja. Ato para do mbeten jetime, askush nuk do i dalë për zot. Malli të vjedhur nuk i vihet emër. Deklarimi i Ramës më bën përshtypje fraza që thotë, që llumi doli falë institucioneve. I bie që në këtë rast nëse prezumojmë të fajshme zonjën që i ka gjeneruar nga korrupsioni institucioni që i zbuloi ishte pastruesja. Ka kaq elemente kjo histori që është nga ato raste kur realiteti e kalon dhe fantazinë”, është shprehur më tej Vangjeli.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025