Grabiten 15 mln lekë në banesën e ish-kreut të Tatimeve në Elbasan/ Familjes së Hyqmet Lleshit nuk iu aktivizua sistemi i alarmit

Banesa e ish-kreut të Tatimeve në Elbasan, Hyqmet Leshit, ka rënë pre e disa grabitësve. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar, në Kuqan të Elbasanit, ku maskat kanë marrë rreth 15 milionë lekë të reja.

Mësohet se banesa ishte e pajisur me sistem alarmi, por kjo gjë nuk i ka penguar maskat që të kryejnë grabitjen. Sistemi i alarmit nuk është aktivizuar, për arsye të një defekti teknik, duke bërë që grabitësit të veprojnë lirshëm.

Policia bën të ditur se autorët të cilët kanë marrë shifrën e 15 paundëve, janë ende të paidentifikuar. Në momentin kur grabitja ndodhi në banesë nuk kishte asnjë person. Ndërkohë policia po vijon kërkimin për gjetjen e autorëve. 

Njoftimi i policise:

Në fshatin Shirgjan, Elbasan, në datën 31.10.2020, gjatë natës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. Ll., 34 vjeç, ku autorët ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund. Në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024