U largua nga Besa, Jurgen Goxha prezantohet te skuadra e re (FOTO)

Goxha

Jurgen Goxha pas largimit nga Besa do të vazhdojë karrierën në Kategorinë e Parë te skuadra e Lushnjës. Bëhet me dije se palët kanë arritur akordin, teksa 32-vjeçari do të jetë në dispozicion të trajnerit Erion Xhafa për sezonin e ri futbollistik, teksa ditën e sotme u prezantua me fanellën verdhejeshile.

Vlen të theksohet fakti se në edicionin e fundit mbrojtësi ishte pjesë e skuadrës së Besës, ku në disa ndeshje mbajti edhe shiritin e kapitenit. 

Gjatë karrierës të tij 32-vjeçari është aktivizuar me shumë skuadra si Sukthi, Iliria, Erzeni, Besëlidhja, Shënkolli, Tirana, Bylis, Gabala, Sabail, Egnatia, Teuta dhe Besa.  

Për sa i përket trofeve, Goxha ka fituar Kupën e Shqipërisë me Egnatian në sezonin 2022-23.  

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Afrimi i dytë te Tirana, klubi bardheblu firmos me ish-kapitenin e njohur (FOTO)

Related posts

EKSKLUZIVE/ Tirana fiton derbin në merkato me Partizanin, bind mesfushorin të firmosë me bardheblutë

Bylis “zgjohet” në merkato, firmos me ish-lojtarin e Besës (EMRI)

Presidenti i Nome Kalju lë në terr tifozët e Partizanit, zbulon pse ndeshja nuk do të transmetohet nga asnjë televizion