Goli i parë në historinë europiane vjen nga… Dwamena/ Egnatia barazon në frymën e fundit ndaj Ararat (video)

Egnatia ka arritur të marrë një barazim historik kundër Ararat-Armenia në ndeshjen e parë të sasj Europiane me rezultatin 1-1.
Skuadra e Edlir Tetovës u tregua shumë kërkuese duke provuar disa herë me Duamenën dhe Kasën, por ishin të pafat përpara portës. Në momentin më të mirë të rrogozhinasit, ishin armenët që kaluan në avantazh në minutën e 36’ me mbrojtësin Alemao.

Egnatia provoi sërish dhe gjatë pjesës së dytë, por portieri Ermakov u tregua i saktë për të mbajtur portën e paprekur, deri në minutën e 97’, ku pas një ngatërrese në zonë ishnte Dwamena që ndëshkoi armenët. Kështu Egnatia do të shkojë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri me avantazhin e një barazimi në transfertë.

Related posts

Tragjedia e Alvarez, mesfushori vendos përfundimisht të ardhmen e tij te Tirana

Kategoria e Parë luan javën e 25-të, zbuloni dy përballjet e fundjavës që do të transmetohen në RTSH

“Jam shumë optimist”, ish-kapiteni i Turqisë dhe Besiktasit vlerëson Kristjan Asllanin