Goldi Halili “i shkel syrin” Ilir Dajës, e fton të jetë pjesë e Tiranës: Dera për ju është gjithmonë e hapur

Goldi Halili ishte e ftuar në emisionin ‘Elite’ në Supersport për të folur mbi situatën e klubit të Tiranës dhe futbollin e femrave. I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë ishte edhe trajneri i Ballkanit Ilir Daja.

Drejtoresha e Tiranës ka shfrytëzuar momentin për t’i përcjellë një urim të drejtpërdrejtë ish-trajnerit me të cilin ka punuar disa sezone më parë. Urimi i Halilit mbyllet me një mesazh të drejtpërdrejtë për Dajën që ngjall kureshtje.

“Doja ti përçoja urimet profesor Dajës për të gjitha arritjet që ka bërë. Do doja t’ia përcillja kur rrugët tona ishin të përbashkëta, por si gjithmonë dera e klubit është e hapur në çdo kohë”, tha Halili.

Related posts

Flamurtari në krizë rezultatesh? Ribaj tregon arsyet: Pësojmë nga pakujdesia në minutat e para

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën