Gol shqiptarësh në Turqi, ish-sulmuesi i Skënderbeut i jep fitoren skuadrës së tij (video)

Uerdi Mara i ka dhënë fitoren skuadrës së Keciorengucu në kampionat përballë Erzurumsporit për të ndihmuar skuadrën e tij që të ngjitet në zonën “play off” për tu ngjitur në Superligën turke.

Në minutën e 74’, miqtë kryen një kundërsulm fantastik, me ish-in e Partizanit, Jurgen Bardhin që asistoi për ish-in e Skënderbeut, me këtë të fundit që nuk gaboi me të majtën e tij brenda zonës.

Ky ishte goli i parë për Marën këtë sezon në Turqi, që duket se ka fituar sërish vendin e titullarit.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)