Gol në minutën e 89’, Skënderbeu “fik” Laçin në Kurbin dhe arrin Final-Four

Skënderbeu ia ka dalë të marri një fitore të rëndësishme në javëne  26-të. Korçarët kanë triumfuar 1-0 ndaj Laçit në transfertë.

Një festë te skuadra e Ivan Gvozdenovic që ia doli të shnëonte me Ardit Nikaj në minutën e 89-të të takimit, me korçarët që nisen në kundërsulm dhe kalojnë Dajsinanin. Pas këtyre 3 pikëve, “Ujqërit e Dëborës” ngjiten në kuotën e 36-pikëve dhe kapin “Final –Four”, duke nxjerrë momentalisht Tiranën nga vendi i 4-të.

Pas 5 ndeshjesh me barazime, Laçi mposhtet në shtëpi, me kurbinasit që dukshëm ndodhen në një moment “JO” në kampionat. Aktualisht bardhezinjtë e Mirel Josës mbajnë vendin e 7-të në klasifikim me vetëm 4 pikë larg “Play – Out’.

Related posts

“Penalltia? E diskutueshme…”/ Gvozdenoviç hedh dyshime pas humbjes: Ishim pafat, nga mungojnë disa lojtarë

“Ndryshoi fryma e grupit” / Ilir Daja zbulon çelësin e rikthimit të Dinamos: Pas golit të pësuar nuk u frikësuam

“Nëndetësja” del në sipërfaqe, Bregu lider, Dinamo dominon dhe i jep “goditje” direkte Elbasanit