Goku vjen në Durrës në formën e kokainës

Metodat mund të ndryshojnë, por droga do e gjejë gjithmonë një mënyrë për t’u transportuar dhe këtë e shohim më së miri në Portin e Durrësit. Gjatë një aksioni polícor natën e mbrëmshme janë kapur 45 kg e 500 gramë drògë të paketuar në 40 pako që mbanin sipër figurën e personzhit “Goku” nga filmi vizatimor Dragon Ball.

Droga e cila është identifikuar si kokainë ishte future në mes të një kontenieri me mish pule që vinte transit nga brazili, ndërkohë ka nisur hetimi për autorët.

Njoftimi i polícisë:

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kríminale të tentativës për trafikim të drògave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Polícia Kríminale e Drejtorisë Vendore të Polícisë Durrës, Polícia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Polícia Kríminale e DVP Durrës, është ushtruar kontroll i detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur tranzit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar nárkotike kokáinë, me peshë 45 kg e 500 gramë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kríminale, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve nárkotike”.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024