Goditja e madhe në merkato mund të vijë nga stoli, Refik Halili në bisedime me ish-futbollistin e Milanit (FOTO)

Tirana ka nisur nga puna për të planifikuar ekipin për sezonin e ri dhe gjithçka do të nis nga stoli, edhe pse Erbim Fagut nuk i është njoftuar ende largimi. Mbi tavolinën e presidentit Refik Halili, qëndrojë disa emra, por ai që po lakohet në këtë fazë është Massimo Oddo.

Ish-mbrojtësi i Milanit, ka shfaqur dëshirën për të marr drejtimin e Tiranës. Ish-kampioni i Botës me Italinë, aktualisht është trajneri i Padova në Serie C dhe në 30 qershor do të jetë i lirë, pasi i përfundon kontrata.

Agjenti i trajnerit italian është në bisedime me presidencën bardheblu. Aktualisht Oddo drejton ekipin e Padovës dhe është në Play-Off për t’u ngjitur në Serie B. E ardhmja e teknikut 47-vjeçar mund të varet pikërisht nga kjo situatë. Nëse Oddo ia del ta ngjisë Padovën në Serie B, atëherë italiani do të qendrojë në Itali, megjithatë Refik Halili nuk mund të presë gjatë, pasi kërkon me patjetër të organizojë skuadrën në ndeshjet e Conference League, dhe për ta bërë këtë duhet ta nisë nga stoli.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe