Goditi me grusht Sali Berishën, ja çfarë ka deklaruar para policisë Gert Shehu

Gert Shehu është 31 vjeçari i cili grushtoi dje Sali Berishën. Sot, personi në fjalë ka folur për herë të parë para policisë. “Do flas në një moment të dytë, sepse nuk jam mirë nga gjendja shëndetësorë”, kështu ka deklaruar Gert Shehu.

Asnjë i afërm i Gert Shehut nuk ka qenë i pranishëm në spitalin e Traumës gjatë ditë së sotme, që pas ngjarjes që u shënua pak pas mesdite në protestën e opozitës.

Ndërkohë nëna e Gert Shehut, në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania mohoi kategorikisht deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se i biri ishte agjent policie apo i infiltruar. Ajo tha se djali i saj kurohet prej 5 vjetësh për çrregullim bipolar, gjë që u konfirmua për Euronews Albania edhe nga mjeku i tij Sadik Lala.

Related posts

Nuk dalin nga gremina monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 18 qershor 2025

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri