Goditi me grusht Berishën/ Gert Shehu tregon vendimin që ka marrë për dhunuesit e tij

Gert Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht Sali Berishën ka vendosur të ‘falë’ truprojat e ish-kryeministrit. Mësohet  se Gert Shehu është shprehur se nuk dëshiron t’i padisë truprojat, ndonëse këta të fundit ushtruan dhunë ndaj 31-vjeçarit për ta neutralizuar pasi goditi Berishën. Shehu është lënë në burg nga Gjykata, ndërsa masa e sigurisë i është dhënë në ambientet e spitalit të Traumës. 31-vjeçari prej së martës po kurohet pas goditjeve nga truprojat e Berishës. Pasi gjendja e tij të përmirësohet pritet që të transferohet në qeli.

Aktualisht, Gerti Shehu është i shtruar në pavijonin e ORL tek spitali i Traumës. Para tre ditësh është dërguar tek spitali i burgut, por nuk e kanë pranuar dhe është rikthyer sërish tek Trauma. Gjendja e tij është shumë e mire, nuk ka asnjë problematikë, ndërsa ruhet nga forca të shumta policie. Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e Gert Shehut ka kërkuar një masë më të lehtë ndaj tij. Ndërsa ka theksuar se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024