Improvizim në mbrojtje, zv.trajneri Glen Daja shpjegon ndryshimet: Nuk kemi çfarë humbasim, ja pse Beqja është vendosur në qendër

Glen Daja

Zv.trajneri i Dinamos, Glen Daja, foli në prag të duelit të kthimit ndaj polakëve të Jagiellonias, teksa ndër të tjera sqaroi:  “Ishim të detyruar ta fusnim Beqjan në qendër të mbrojtjës. Tentuam Meksin ndeshjen e kaluar, sot provuam Beqjan, dhe Nanin ta përdorim në pozicionin e tij më të mirë.

Besoj që do të jetë ndeshje tjetër, do kemi rritëm tjetër. Është një ndeshje me eliminim. Nuk kemi ccfarë të humbasim. Është ndeshja e fundit. Rritmi që kemi në Europë është tjetër, besoj se do të na ndihmojë edhe në kampionat”, u shpreh Glen Daja.  Ditën e enjte, në orën 20:45 në kryeqytet, Dinamo luan  shansin e fundit ndaj Jagiellonias. Polakët vijnë në Tiranë me avantazhin e tre golave, cka ia vështirëson shumë kualifikimin dinamovitëve, të cilët do të bëjnë maksimumin për një prezantim sa më dinjitoz.

Related posts

Alarm në Prishtinë! Heshtje dhe kaos, biletat e Kosovës përfundojnë te tifozët turq

Finalja historike e Kosovës “djeg” Rumaninë, ish-ministri nuk përmbahet: Duhet shpjegim, një shtet i vogël na dha leksione futbolli

Një humbje që bën histori, Shqipëria i jep fund dominimit brazilian në pankina (FOTO)