Gledis Nano jep dorëheqjen?! Reagon Policia e Shtetit: Ja e vërteta…

Një lajm se Gledis Nano, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë dorëheqjen, ka nisur të përhapet me shpejtësi në disa prej mediave online, mesditën e kësaj të hëne.

Mirëpo, nga një interesim i Newsbomb në Policinë e Shtetit, mësojmë se kryepolici është në detyrë dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. Po ashtu, edhe burime nga Qeveria kanë konfirmuar se Nano është në detyrë dhe lajmet për shkarkimin janë të pavërteta. 

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, është në detyrë dhe në asnjë moment nuk ka dhënë dorëheqjen”, – njofton Policia e Shtetit.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…