Tiranës nuk i ndahen problemet, lideri i mbrojtjes “braktis” ekipin përpara derbit me Dinamon

Gledi Mici

Gledi Mici nuk ia del në sfidën e fundit të sezonit. Mbrojtësi i shtohet listës së të dëmtuarve. Ky i fundit u dëmtua në përballjen ndaj Teutës, teksa u detyrua të linte edhe fushën e lojës. Por sikur të mos mjaftonte kjo situatë në kampionat, bardheblutë po përballen edhe me një numër të lartë mungesash.

Tirana padiksutim që të dielën në orën 15:30 do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni. Një sfidë e cila do të vendosë edhe fatet e bardhebluve në elitë, ku tashmë synohet zona “Play-Out” për t’i shpëtuar rënies direkte.  Ndërkhë kujtojmë se Bledi Shkëmbi nuk do të mund të llogaritë as shërbime e Emmanuel Ernest, Fatmir Prengajt, Abel Abah, Ermal Metës dhe Qëndrim Ismajlit, të cilët janë të dëmtuar dhe vazhdojnë rikuperimin. Dëmtimi i Gledi Mici-t prish planet e trajnerit Bledi Shkëmbi i cili do të duhet të improvizojë në prapavijë.

Timonieri të kryeqytetasve do t’i duhet të bëjë një sforco për të riformatuar formacionin ndaj Dinamos dhe për të tentuar fitoren. Dueli ndaj dinamovitëve do të luhet në “Elbasan Arena” ditën e dielë në orën 15:30.

LEXO ME SHUME:E FUNDIT/ Igli Tare drejt Milanit, drejtori shqiptar takohet me Furlanin

Related posts

Skënderbeu u bllokua në barazim, Ernest Gjoka “qan” pikët e humbura: Duhet të ishim treguar më cinikë

Te Tirana vijon refreni i njëjtë trajnerëve, Vangjel Mile pas humbjes: Jemi ekip i ri, na duhet kohë

“Tirana e kishte mbrojtësin e majtë të ngathët”, Bellaji tregon si kapi kundërshtarin “mat”: Vendosa që ekipin ta…