Glaukoma: dobësim gradual i shikimit pa simptoma të dukshme

Glaukoma është sëmundje e cila e dëmton nervin e syrit dhe gradualisht, në mënyrë progresive sjell deri te ngushtimi i fushës pamore. Më shpesh është si rezultat i shtypjes së rritur të syrit, por ndonjëherë edhe përskaj vlerave normale të shtypjes së syrit, dëmtimi i nervit përparon.
 
Në shumë raste është e trashëgua, por jo çdoherë. Me moshën rreziku për glaukomë është më i madh, ndërsa mund të paraqitet edhe te fëmijët bile edhe të jetë i lindur. Zakonisht fëmijët me glaukomë kanë sy më të mëdhenj (doll eyes), për shkak se në kushte të shtypjes së lartë të syrit, syri është më elastik. Te të rriturit me shpesh nuk ka simptoma derisa sëmundja nuk është në fazë shumë të avancuar për të cilën karakteristike është “shikimi tunel”. Glaukoma e patrajtuar mund të sjellë deri te dëmtimi i tërësishëm i nervit të syrit i cili rezulton me verbërim.

Pse paraqitet glaukoma?

 Mekanizmi i zhvillimit të glaukomës është i ndryshëm, prandaj në bazë të kësaj ka edhe ndarje të ndryshme të glaukomës, por edhe trajtim të ndryshëm. E përbashkët për të gjithë është sasia e madhe e ujit të syrit që ngelet në sy, ose rrjedhja e çrregulluar e të njëjtit që sjell deri te mbledhja e ujit dhe shtypja e madhe mbi strukturat e syrit.
Ndonjëherë mbetja e ujit është rezultat i ndërtimit anatomik të syrit, ndërsa herën tjetër si rezultat i shtresimit të materieve të ndryshme në sistemin e nxjerrjes së ujit nga syrit.
 
Glaukoma mund të paraqitet edhe si pasojë e lëndimit të syrit, infeksionit të syrit, enëve të bllokuara të gjakut në brendinë e syrit dhe shumë rrallë, si pasojë e ndonjë intervenimi që shërben për trajtim të problemit tjetër të syrit, mund të shkaktojë glaukomë.

Simptomat paraqiten tepër vonë

Shumica e njerëzve që kanë glaukomë nuk kanë kurrfarë simptomash fillestare ose dhimbje. Shenja e parë më shpesh është humbja e shikimit perifer, që mund të paraqitet shumë më vonë gjatë jetës dhe për këtë shkak glaukoma njihet si vjedhës i heshtur  i shikimit. Për shkak të rritjes së menjëhershme të shtypjes së syrit mund të paraqiten simptoma si dhimbja e kokës, dhimbje në sy, shikim i turbulluar, vështirësi, vjellje, sy të skuqur dhe kohë pas kohe vërejtja e halove rreth elementeve të shndritshme.
 
Në ato raste menjëherë drejtohuni te oftalmologu pë kontroll të hollësishëm!
 

Diagnostikimi i hollësishëm është kyç për rruajtjen e shikimit

 Diagnoza e glaukomës nuk përfshin vetëm matje të shtypjes së syrit. Vet kontrolli është i hollësishëm dhe ekzaminohet mprehtësia e shikimit, trashësia e kornesë, kontroll i pjesës së pasme të syrit me çka do të kontrollohet edhe nervi i syrit edhe njollat e verdha, ekzaminimi me OCT dhe ekzaminimi kompjuterik i fushës pamore.
 
Nëse keni mbi 40 vjet dhe keni histori familjare të sëmundjes, doemos të bëni kontrolle të hollësishme tek oftalmologu në çdo 1 deri 2 vite. Po ashtu, për paraqitjen e glaukomës plotësisht mund të ndikojnë edhe problemet tjera shëndetësore si diabeti, problemet me gjendrën tiroidale, terapia me kortikosteroide etj.
 
Glaukoma është gjendje e cila nuk mund të shërrohet, por mund të lehtësohet jeta me disa trajtime të caktuar. Varësisht nga glaukoma, mund të trajtohet me pika, tableta, laser dhe kirurgji operative. Cili trajtim është adekuat për ju, përcaktohet gjatë kontrollit nga ana e oftalmologut.

Related posts

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut

Kura energjike për tretjen dhe stomakun – Uthull molle, kanellë, xhenxhefil

Ky frut ka vlera të mëdha edhe kur e konsumoni të ngrirë!