Në sallën e mbushur me simpatizantë demokratë, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se qëndron pas vendimit të sotëm të Apelit që ktheu çështjen e vulës dhe logos së PD për rishqyrtim në shkallë të parë.
Ai deklaroi se demokratët janë të vendosur për të mbrojtur me çdo çmim pluralizimin politik dhe PD.
Berisha: Sot Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim: Likujdimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik, të paralajmëruar në parlamentin shqiptar. Sot jemi në një kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çdo çmim pluralizmin politik në Shqipëri dhe PD.