Gjykata e Tiranës merr vendimin/ 21 vite burg për Izet Haxhiajn

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë për pjesëmarrjen në vrasjen e Azem Hajdarit.

Pas një procesi të gjatë, gjykata sot ka vendosur edhe dënimin e tij me burg.

Haxhia erdhi në Shqipëri me shpresën se drejtësia e kontrolluar nga qeveria do të ulte dënimin ndaj tij, por ai përfundoi sërish në burg.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës:

1. Deklarimin fajtor të të pandehuri Izet I. Haxhia për kryerjen e veprës penale të ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 te Kodit Penal, dënimin e tij me 21 (njëzet e një) vite burgim.

2. Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

3. Në kohen e vuajtjes së dënimit të llogaritet koha e qëndrimit të tij në ‘arrest në burg’ si dhe duke vuajtur dënimin.

U shpall në Tiranë në datën 11.02.2022.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025