Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën për lirim të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha

Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën për lirim të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha.

Hoxha kërkoi zëvendësim të masës “arrest në burg” me një masë më të butë duke e argumentuar me nevojat e veçanta të djalit të saj, si dhe faktin se vajza e mitur është shkëputur nga shkolla.

Gjyqtarja ishte pjesë e një grupi personash të arrestuar nën akuzën “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që drejtoi hetimin, kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë kriminale, sipas së cilës të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës përfitonin ulje dënimi duke dhënë sasi parash nga 6-12 mijë euro.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024