Gjobitet Batmani që po qarkullonte me një Lamborghini pa dokumente

Policia e Madridit nuk e imagjinonte dot kurrë që do të vinte dita që do të detyrohej të ndalonte në rrugë Batmanin.Efektivët morën një denoncim për një burrë të maskuar si Batmani që po ngiste një Lamborghini të zi në mënyrë paksa të çuditshme. Kur shkuan për kontroll, policët panë se personi në fjalë nuk kishte dokumentacionin e makinës.Sipas “Europa Press”, Batmani është një “youtuber” i famshëm që bën video për rrjetet sociale.“Gjatë punës sonë hasim situata nga më të ndryshmet, që kanë nevojë për qetësi. Me rregullat e qarkullimit rrugor nuk ka shaka, edhe superheronjtë duhet t’i respektojnë ato. E gjobitëm dhe e kthyem në shpellën e Batmanit”, shkroi Policia e Madridit në Twitter.

Related posts

Stine u largua nga Big Brother, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë (EMRI)

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

KOMUNIKATË E FC INTERNAZIONALE