Komisioni i Disiplinës/ Vërshojnë gjobat për klubet e Superiores, Egnatia e pëson nga tifozët, Vllaznia për stërvitjet në “Loro Boriçi”

gjoba

Gjoba dhe skualifikime në vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, por më keq e kanë pësuar Egnatia në Abissnet Superiore dhe Flamurtari në Kategorinë e Parë. Përveç sanksionit financiar, dy klubeve u janë pezulluar edhe Drejtorët sportivë.

Klubi i Egnatias inauguroi me një gjoba të majme sistemin e ndriçimit në stadiumin e saj, pasi është ndëshkuar nga Disiplina për sjelljen e tifozëve në ndeshjen kundër Teutës. Ndërkaq, është pezulluar edhe drejtori Klejdi Zenelaj për sjelljen josportive ndaj gjyqtarëve, ashtu siç e ka pësuar edhe Alfred Ferko i Flamurtarit. Një nga njoftimet më të veçanta është padyshim ai për Vllazninë, të cilën e kanë paralajmëruar që të mos stërvitet më në stadiumin e saj, “Loro Boriçi”, sado absurde që mund të duket një gjë e tillë.

KOMISIONI I DISIPLINËS

1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezur flakadanë dhe mjete të tjerapiroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

2. Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
3. KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së seancave stërvitore në ambientet e Stadiumit Loro Boriçi, ku zhvillohen ndeshjet zyrtare, duke shkelur nenin 38/2 të Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
4. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
5. Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 14/1/j dhe 33 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
6. KS Kastrioti, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekëSipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
7. FK Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
8. KF Iliria, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezur mjete piroteknike dhe fyerje ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Related posts

Dy fitore radhazi, Kukësi tani shënjestron Korabin për parakalimin në renditje

Vetëm 1 muaj në stolin e Vëllaznimit, Mirel Josa shkëput marrëveshjen me klubin kosovar

Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fjetur për 3 ditë, mendoja vetëm për këtë përballje (video)