Gjesti emocionues i studentes shqiptare në Ankara, paratë e bursës i jep për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Ambra Ceka nga Tirana, ka bërë një gjest bujar për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Ambra e cila studion për mjekësi në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Ankara, ka bërë donacion paratë e bursës së saj që merr nga shteti turk.

“Unë paratë e bursës sime i kam dërguar për shoqet e mia që janë prekur nga tërmeti. Ne si shokë të klasës kemi bërë një kontribut të vogël. I kam dërguar në zonën Hatay në Turqi”, u shpreh Ceka për AA-në, duke shtuar se është prekur shpirtërisht nga tërmeti.

Ceka tregon se momentalisht në Turqi ndodhen edhe studentë të tjerë nga Shqipëria që nuk janë kthyer për pushime dhe, sipas saj, janë solidarizuar vullnetarisht duke ofruar ndihma të ndryshme dhe para.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend