Gjermania, Franca, Ukraina dhe Rusia pajtohen për diçka përmes telefonit…

Qeveria gjermane ka njoftuar se Gjermania, Franca, Rusia dhe Ukraina janë pajtuar që të ketë takim mes ministrave të Jashtëm të këtyre vendeve.

Zyrtarët gjermanë njoftuan se Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të hënën zhvilluan biseda telefonike me presidentët e Ukrainës dhe Rusisë për të diskutuar rreth konfliktit në Ukrainë.

Dy udhëheqësit e Evropës Perëndimore fillimisht biseduan me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut, të cilat e kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje paqësore rreth konfliktit në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Pastaj, Merkel dhe Macron biseduan me presidentin rus, Vladimir Putin, duke i bërë thirrje për përparim në bisedimet e paqes, tha qeveria gjermane.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje