“Gjeorgjia ekip në rritje”, Asllani elozhe kundërshtarit dhe gjen mënyrën si të ndalë Kvaratskhelian: Do të rrijmë…

Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit ndaj Gjeorgjisë, që Shqipëria do të luajë ditën e martë. Në prononcimin e dhënë, Asllani ndër të tjera u shpreh:

NDESHJA-Të dy skuadrat vijnë nga fitorja, ata fituan me rezultat te thellë ndaj Çekisë. Jemi të lumtur që biletat kanë mbaruar dhe i kemi tifozët në stadium. Gjerogjia është ekip që tani po rritet. Jemi stërvitur mirë. Ndeshjen me Ukrianën do ta harrojmë dhe duhet të mendojmë për këtë ekip.

SKUADRA-Jemi shumë mesfushorë, të gjithë e dimë punën që kemi për të bërë. Unë ndihem mirë me të gjithë. Objektivi jonë është skuadra, do të fitojmë për kombëtaren, tifozët dhe të gjithë shqiptarët. Kam luajtur gjithmonë para mbrojtjes, por këtu bëj një rol tjetër, sepse në atë rol luan Ramadani. Jam rritur edhe në fazë ofensive. Objektivi është të jap maksimumin. Duhet t’i bësh të dyja fazat, kjo është e rëndësishme.

OBJEKTIVI- Objektiv kemi Botërorin, por jemi në një grup të fortë. Gjeorgjia luan një futboll të bukur. Edhe Çekia është skuadër e fortë. Objektivi jonë është të arrijmë në Botëror, por do të shikojmë ndeshje pas ndeshje. Inzagi i shikon ndeshjet. Këtu jam më i lirë në fushë, shkoj përpara dhe mund të krijoj raste për gol. Më afër portës është më e thjeshtë. Shpresoj të vijnë sa më shumë gola.

GJEORGJIA- Ekipi i Gjeorgjisë është në rritje, në Europian ka bërë gjëra shumë të mira. Kvara është lojtar shumë i fortë, te Napoli po bën mirë. Sigurisht e respektojmë dhe do të kemi kujdes, do të rijmë 2 veta te ai. Gjeorgjia është një ekip shumë i fortë dhe do të jemi shumë të kujdesshëm.

Related posts

“Kukësi duhet përgëzuar për lojën”, Agostinelli bën diplomatin pas fitores: E merituam plotësisht fitoren

“Flamurtari nuk krijoi superioritet”, Emiljano Çela nuk pajtohet me humbjen: Me cilësitë që ka Kukësi, nuk rrezikon

“Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe”, trajneri i Elbasanit “qan” penalltinë e humbur nga Musta: Zhvilluam një ndeshje të mirë