Gjendja e fushës së “Air Albania-s” i rënduar pas ndeshjes së Partizanit, Tirana detyrohet të..

Tirana do të përballet me Dinamo Batumi nesër mbrëma në orën 20:00 për ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League në ‘Air Albania’. Bardheblutë synojnë fitoren përpara tifozëve të tyre për të shkuar më pas në gjeorgji me një avantazh më shumë për kualifikimin. Pas konferencës për shtyp, skuadra duhej të zhvillonte edhe stërvitjen e fundit si zakonisht në stadiumin e ndeshjes. Por, nuk do të ndodhë kështu pasi drejtuesit kanë vendosur të mos e rëndojnë akoma më shumë barin pasi vetëm në mbrëmjen e djeshme luajti Partizani ndaj BATE Borisov.

Në orën 20:00 do të zhvillojë edhe Dinamo Batumi stërvitjen e tyre në këtë impiant sipas rregullave të UEFA-s. ‘Rradha’ e Tiranës i binte që të zhvillonin seancën para kësaj ore, por temperaturat e larta bënë që stafi teknik të ‘braktisë’ këtë ide.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)