“Gjendja e fushës mund të ndikojë për keq”/ Senol Gunes e nis me ankesa konferencën, trajneri i Besiktas flet për lojtarët e Tiranës

Nesër Tirana do të luajë kundër Besiktas në “Air Albania” ndeshje e kthimit të vlefshme për turin e dytë të Conference League. Në prag të kësaj sfide ka folur në konference për shtyp trajneri i turqve, Senol Gunes:

LOJA E TIRANËS – Duke parë nga ndeshja e parë Tirana është ekip që luan në grup. Zhvillon lojën e saj dhe ka lojtarë të mirë. Ne duam kualifikimin dhe rezultatin tonë. Ne njohim Abazajn dhe Selmanin që kalnë luajtur në Turqi. Ata lujanë në grup dhe eshtë gjë e mirë.

KUSHTET – Stadiumi është shumë i mirë, por jam i pakënqaur me barin e fushës që mund të ndikojë për keq në ndeshjen e nesërme.

KRAHASIMI – Me sa kam arritur të studioI Tiranën, Shehi ka bërë një punë të mirë duke parë dhe sezonin e shkuar ku ka zhvilluar ndeshje të mira në kampionat dhe Europë. Tirana është ekip kompetitiv por jo në nivelin e Besiktas. Në raport me ne është një skuadër e vogël. Ka bërë shumë zhvillime dhe i uroj suksese trajnerit Shehi.

Related posts

Ryuma Matsumoto

Një japonez për mesfushën e Besës, klubi prezanton afrimin e fundit (FOTO)

Asllani

Real Betis nis sondazhin për Asllanin, Inter vendos shifrën për të shitur shqiptarin

Erzeni

Pa drejtues, trajner dhe lojtarë, e ardhmja e Erzenit mbetet pezull