“Gjak të vrarë”/ Flasin fqinjët e familjes ku shpërtheu bombola e gazit: I dëgjuam kur qanin, ç’të shihje…

Banorët pranë banesës ku pati rrjedhje të bombolës së gazit në Patos kanë treguar detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Patos.

Banorët shprehen se fillimisht dëgjuan zhurmën, e më pas të qarat e 3 familjarëve. Ata shtojnë se i gjetën të gjakosur, ndërsa sipas tyre, vajza e familjes është në gjendje të rëndë.

“E kam shtëpinë 100 metra larg. Dëgjova zhurmën e madhe, se kush ma hapi nga këta nuk e di. Dëgjova që po qanin, i thashë o burrë është te Fatmiri se e kam kunat, e kam vëlla. U mblodhëm ne, çfarë të shihje, gjak nga fytyra, gjak të vrarë. Është ballkon përjashtë, bomba ka qenë nga jashtë. Vajza është më keq.

Dëgjova një zhurmë, e madhe. Më vonë, çerek ore më thotë një shok, plasi bomba. I morën i çuan me urgjencë në spital”, thanë banorët.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025