Gëzuar 60-vjetorin Sulejman Demollari, shkrimi i gazetës spanjolle “Panenka”: Është “Platinia” i proletariatit

Sulejman Demollari

Tirana ëshë e paralizuar. Është ora 3 e pasdites e datës 3 Dhjetor 1986 dhe nuk ka mbetur as edhe një centimetër çimentoje i lirë në Stadiumin “Qemal Stafa”. Ka disa javë që nuk flitet për tjetër gjë në kryeqendrën e komunizmit: është hera e parë që në një eliminatore do të përballet Spanja me Shqipërinë. Hose Angel de la Casa bëri të pamundurën për t’u informuar para transmetimit të ndeshjes, por ajo që mundi të zbulonte për ata burra të panjohur kuq e zi, ishte shumë pak, pothuajse asgjë. Arriti vetëm të nxirrte disa të dhëna: Sulejman Demollari, numri 11, ishte “më i miri teknikisht” dhe “rreth tij rrotullohet gjithë loja sulmuese e Shqipërisë”. Dhe informacioni ishte i saktë.

Mbi barin e tharë, vende vende me gropa, Michel dhe Butragueno përpiqen të zotërojnë topin, por më kot. Të vetmit që ndihen komod në këtë fushë janë trupat e stërvitur të shqiptarëve që luajnë në sulm vertikal nën urdhërat e Demollarit, një gjysmë-sulmues i jashtëzakonshëm që i jep cilësi një ekipi jo aq të suksesshëm.

Përqark fushës nuk ka tabela publicitare, por slogane marksiste-leniniste ndër to dhe më i famshmi: “Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën”. Në minutën e 27-të, Shqipëria godet dhe shënon. Brohoret turma me mbi 30.000 spektatorë.

Agresiviteti i skuadrës pritëse, i çmend spanjollët. “Janë shumë të paedukuar! Dinë vetëm të zihen!” – shfryn Miguel Munoz.

Këtij stili të egër, Demollari me elegancën e tij i shton disa pika shampanjë. Delikatesa e lojës së tij, spikat si një petal i bardhë trëndafili mbi një thikë të ndryshkur. Ndërkohë që kolegët e tij stërmundohen për të kapur topin, ai përgatit skenarin për lëvizjet e rradhës. Por në një momënt karburanti mbaron dhe Spanja mbizotëron 1-2. Për Shqipërinë, ky rezultat është poshtërues, por mundohen të mos dorëzohen. Kjo gjeneratë luftëtarësh e ka gjetur tashmë komandantin. Demollari është 22 vjeç dhe nën udhëhëqjen e tij, u arrit të fitohej në shtëpinë e Belgjikës së Scifo-s. Kur ky gjeni i parakohshëm të piqet, ekipi modest Shqiptar, ndoshta do të arrijë një objektiv sa të thjeshtë aq dhe të paarritshëm deri në atë moment: fitorja e parë në shtëpi.

Antidoti për ushtarët

Me rënien e Murit të Berlinit dhe të Bllokut komunist, edhe diktatura e proletariatit në Shqipëri pëson një krisje. Në 1991 kur turma rrëzoi statujën e Enver Hoxhës në Tiranë dhe mijëra emigrantë u kapën pas anijeve në drejtim të Italisë, një pjesë e futbollistëve kalojnë kufijtë e Greqisë për t’u strehuar në ndonjë klub vendas. Demollari pret, nuk nxitohet.

Një sipërmarrës grek do ta marrë me vete tek Panathinaikos: “Doja thjesht të ikja nga Shqipëria, nuk më bëhej vonë për cilin ekip bëhej fjalë”. Por Dinamo e Bukureshtit, i parapriu. Pronari i ri i klubit, Vasile Ianul, i ofroi një kontratë prej 250.000 dollarësh për tre vjet, shifër kjo që për vendet e tjera europiane do të dukej qesharake, por për futbollistin më të mirë të një prej vendeve më të varfëra të Europës, përbënte një fat të madh.

Fillimi e karrierës së Demollarit në kampionatin rumun, ishte aq i magjishëm, sa dukej si një film. Debuton me dy gola në ndeshjen kundër Petrolul Ploiesti-t e cila përfundoi me rezultatin 6-0. Driblimet spektakolare dhe fintet e tij çmendin gjithë Bukureshtin. Pëlqehej akoma më shumë impenjimi që ai kishte në ditë të veçanta për skuadrën. Kundërshtari i përjetshëm ishtë Steaua, ekipi i ushtrisë, dhe në ndeshjen e tij të parë ndaj këtij kundërshtari, Demollari shënon golin e fitores. Tifozët përulen përpara heroit të tyre të ri, dhe i dedikojnë një kor që do ta shoqëroj gjatë: “De-mo-llari, omoara militarii!” – “Demollari, mbyti ushtarët”.

Demollari u kthye shumë shpejt në makthin e ekipeve të tjera të kryeqytetit. Deri në finale Dinamo e Bukureshtit vazhdoi e pamposhtur dhe askush nuk i kushtoi rëndësinë e duhur skuadrës së re: Rapid i Bukureshtit. Një Demollar i fuqishëm shënon nga 20 metërshi, më pas shënon për herë të dytë, por atë dite Rapid ishte gjithashtu në formë të shkëlqyer, arrin ta kthejë rezultatin dhe mbizotëron ndeshjen me rezultatin 3-4. Në mënyrë histerike, presidenti dinamovit ngrihet nga karrigia e tij dhe largohet. Ideja e humbjes së ndeshjes dhe ndoshta edhe të ligës, e gërryente Ianul-in. Shoferi i tij, duke e shoqëruar me makinë, bëri gabimin të ndizte radion. Në minutat e fundit të ndeshjes, komentatori sportiv tregon si Demollari arriti të fitonte tripletën dhe t’i siguronte një pikë skuadrës së tij: “Ianul në atë moment pësoi një infarkt dhe shoferit iu desh ta çonte në spital. Mbijetoi.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit