“Gëzohemi që nuk kemi dëmtime”, Abilaliaj sheh finalen e Play-Offit: Djemtë janë të karikuar për fitoren ndaj Skënderbeut

Abilaliaj

Partizani dhe Skënderbeu do të përballen me njëra-tjetrën për të luajtur gjysmëfinalen e parë të “Final 4”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të startojë në orën 20:00. Në prag të kësaj sfide ka folur drejtori sportiv i Partizanit, Arbër Abilaliaj.

FORMA POZITIVE-Vijmë në një formë të mirë ku do të presim vazhdimësinë e performancave që kemi bërë në këto 5 javë. I gëzohemi faktit që vijmë mentalisht dhe fizikisht të karikuar. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe ku na çon.

KUNDËRSHTARI-Është një ndeshje shumë e rëndësishme për objektivat që ka. Derbet na kanë bërë mirë këtë sezon dhe vijmë të përgatitur në këtë pikë. Kjo është diçka që na gëzon. Presim që “Air Albania” të mbushet me tifozët tanë pasi janë gjëja më e rëndësishme që japin inpulsin dhe magjinë, duke nxjerrë 150 përqind, janë shumë të rëndësishëm.

SKUADRA-Çunave u kam thënë që të jenë të fokusuar pasi është javë e rëndësishme. Në këto momente që flasim kemi të qartë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe ku na çon. I gëzohemi faktit që s’kemi dëmtimet që kemi patur. Gjithçka do ta tregojë fusha sot”, është shprehur Abilaliaj.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)