Gentian Selmani rrezikon të humbasë vendin e titullarit te Tirana. Një sezon me shumë luhatje, gjë që ka bërë drejtuesit dhe trajnerin të mendojë një ndryshim hierarkish në portë. Mustafë Abdullahu, i cili ishte i huazuar te Karlsruhe në Gjermani, do të kthehet te KF Tirana.
Skuadra gjermane vendosi që të mos e mbajë portierin, duke mos e blerë kartonin e kosovarit, që është në pronësi të bardhebluve. Kjo do të thotë që kryeqytetasit do të humbasin 400 mijë euro dhe lojtari do të kthehet te bardheblutë. Për kthimin, skuadra gjermane ka organizuar edhe një ceremoni. Tirana tani do të ketë një portier më shumë për sezonin e ri futbollistik.
OPERACIONI I DIMRIT – Tirana në dimër kompletoi transferimin e portierit në Bundesligën 2 në formë huazimi. Skuadra gjermane pagoi 50 mijë euro për këtë borxh, ndërsa në fund të sezonit ishte dhe mundësia për të blerë kartonin e Abdullahut nga Tirana.
Ndërkohë ishte vendosur shifra e 400 mijë eurove si detyrim për blerjen e kartonit, nëse klubi i Karlsruhes ngjitej në elitën e futbollit gjerman apo nëse skuadra vendoste ta mbante portierin. Kontrata e re do të vlente deri në vitin 2029. Portieri 21-vjeçar u afrua te Tirana nga Besa në shtatorin e vitit 2023. Pas një sezoni me bardheblutë, u vendos huazimi te Malisheva. Hapësirat nuk ishin të shumta, për këtë u vendos një tjetër huazim. Abdullahu është gjithashtu pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës.