Gentian Mezani i “shkel syrin” Flamurtarit: Nuk i thuhet jo klubit vlonjat, marrëveshja me Bylisin ishte deri në përfundim të kampionatit

Gentian Mezani

Gentian Mezani ia doli të mbante në Kategorinë Superiore Bylisin dhe tashmë, emri i tij po qarkullon mes shumë emrave të tjerë, si një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e Flamurtarit. Trajneri vlonjat e mirëpret me kënaqësi dhe thotë se nuk do ta refuzonte rikthimin në shtëpi. Në një intervistë për Panorama Sport, Gentian Mezani shprehet se kontrata me Bylisin i ka përfunduar, por janë të hapura bisedimet.

“Marrëveshja ime me presidentin e Bylisit ka qenë deri në përfundim të kampionatit, por më pas do të flasim përsëri. Flamurtari është familja ime dhe pa diskutim që nuk do ta refuzoja. Sinqerisht, më erdhi mjaft mirë që Flamurtari u rikthye, sepse aty e ka vendin, e meriton. Sikundër, edhe Superiorja meriton Flamurtarin. Nuk mund të flas për merkaton dhe nuk mund të japë këshilla, pasi nuk më takon në momentin që unë nuk jam pjesë e klubit. Flamurtari i ka njerëzit dhe besoj që pa diskutim po mendojnë për të bërë një merkato sa më të mirë që ky Flamurtar të jetë konkurrent për titull.” Ishte deklarata e Mezanit.

EDHE SHPËTIM DURO KANDIDAT

Flamurtari do ta ketë trajnerin i ri brenda 15 qershorit. Ky është afati që është vendosur nga bordi i klubi vlonjat, i cili po shqyrton kandidaturat. Së fundmi, një tjetër emër si kandidat i mundshëm po qarkullon në Vlorë. Pikërisht, bëhet fjalë për Shpëtim Duron, i cili mund të rikthehet te kuqezinjtë. Por edhe vetë Duro duket se e mirëpret një rikthim të mundshëm në Vlorë. Burime pranë ish-trajnerit zbulojnë se Duro ka nostalgji për Vlorën dhe nuk do të refuzonte një ofertë për t’u rikthyer në qytetin bregdetar.

LEXO ME SHUME:Egnatia synon futbollistin e Skënderbeut, klubi korçar shqyrton ofertën e rrogozhinasve (EMRI)

Related posts

“Nuk je normal kur e bën këtë pyetje”, Stojkovic nxehet në konferencë, tregon dy lojtarët e rrezikshëm të Kombëtares

“Le të jetë edhe Brazili, ne luajmë vetëm për fitore”, sulmuesi Mitrovic sfidon Shqipërinë: E di se çfarë na pret në stadium…

Ardian Ismajli drejt largimit nga Empoli, për lojtarin ka interes nga Turqia

1 comment

Ardian Ismajli drejt largimit nga Empoli, për lojtarin ka interes... 06/06/2025 - 13:09
[…] LEXO ME SHUME:Gentian Mezani i shkel syrin Flamurtarit: Nuk i thuhet jo klubit vlonjat, marrëveshja me Bylisin is… […]

Comments are closed

Add Comment