“Genjeshtar i pafytyrë”/ Paloka: Shqiptarët e dinë mirë se Rama për pushtetin e tij shet çdo gjë

Nënkryetari i Partisë Demokratikë Edi Paloka ka ragura pas deklarime te kreut të qeverisë Rama në parlament një ditë më parë.

“Rama është një genjeshtar i pafytyrë që përdridhet e përpiqet të fshehë kokën si struci sa herë kapet në flagrance me matrapazlliqët e tij”, shkruan Paloka në një postim në facebook.

Ai përmned në postimin e tij sjelljen e Ramës ndaj kufirit detar por edhe marrëveshjet e tij me Vuçiç në dëm të interesave kombëtare shqiptare.

“A nuk bëri të njëjtën gjë me Kosovën? E mohoi kur plasi skandali, po nuk e lanë të genjente gjatë. E denoncoi Berisha, e konfirmoi Haradinaj dhe e vulosi Bolton; Jo vetëm që ndarja e Kosovës ishte shtruar për diskutim po dhe “meritën” e propozimit, Vuçiç ja la Edvin Ramës”, shkruan nënkryetari i PD.

Ja postimi i plotë

Rama është një genjeshtar i pafytyrë që përdridhet e përpiqet të fshehë kokën si struci sa herë kapet në flagrance me matrapazlliqët e tij. Kjo është faktuar më se një herë, matrapazlliku me detin është vetëm rasti më i fundit.

Doli fillimisht e deklaroi se “është e drejtë e Greqisë të zgjerohet me 12 milje”, ndërsa dje e pamë se si përdridhej me ato batutat e tij të lodhura!
“Nuk ka ku të zgjerohet Greqia 12 milje” deklaroi ndër të tjera.

Po pse një javë më parë kishte ku shtrihej Greqia e sot nuk paska me ku të shtrihet?! Çfarë ndryshoi?! Se “deti aty është nuk lëviz” (kështu ironizoi Rama dje). Atëherë çfarë ndryshoi që e beri Ramën të përdridhet?

Vetëm fakti që çeshtja mori përmasat e skandalit e matrapazi u kap dhe një herë në flagrancë.

Atëherë kur edhe Pashai i tij ( Myslymi) u detyrua të dalë publikisht e të pranojë se “ harta e paraqitur është rrëzuar që në 2010 nga GJK”.

Shqiptarët “ja kanë marrë dorën” matrapazlliqeve e perdredhjeve të Ramës madje që në fillimet e tij politike.

A nuk bëri të njëjtën gjë me Kosovën? E mohoi kur plasi skandali, po nuk e lanë të genjente gjatë. E denoncoi Berisha, e konfirmoi Haradinaj dhe e vulosi Bolton; Jo vetëm që ndarja e Kosovës ishte shtruar për diskutim po dhe “meritën” e propozimit, Vuçiç ja la Edvin Ramës. Por kjo nuk e pengoi që me pafytyrësinë tipike të tij, dje në sallën e Parlamentit, të arrinte deri aty sa marrëveshjen e nënshkruar në Ëashington ta konsideronte si marreveshjen për të cilën paskësh qenë dakort që në fillim ky e Vuçiç, kurse ata që i dogjën në dorë ndarjen e Kosovës, thjesht e paskan vonuar marreveshjen…Krejt i pafytyrë, po i dalë boje ndërkohë.

Shqiptarët, kudo që jetojnë e dijnë mirë se Rama është një matrapaz që për pushtetin dhe interesat e tij shet çdo gjë!

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….