Genc Nuza, arbitri që po hap dyert e Europës për Kosovën! 34-vjeçari do të arbitrojë në Conference League

Genc Nuza, arbitri nga Kosova do të arbitrojë takimin mes Ludogorets dhe Spartak Tërnavës përballje që do të luhet të enjten në orën 18:45 e vlefshme për ndeshjen e parë të grupeve të Conference League. Nuza do të ketë si asistentë të tij Bujar Selimajn dhe Fatlum Berishën, teksa në VAR do të jenë dy arbitra zviceranë, që do të ndihmojnë kryesorin nga Kosova në rast vendimesh të dyshimta.

Kjo nuk është hera e parë për 34-vjecarin që merr pjesë në ngjarje të tilla. Kujtojmë që Nuza ka arbitruar në vitin 2021 përballjen mes Dinamos së Zagrebit dhe Valurit e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Champions League Nuza gjithashtu ka arbitruar, tre përballje në kualifikueset e Europa League dhe një në Conference League në sfidën Omonia Nikosia- Kairat Almaty.

Related posts

Skënderbeu me statistika impresionuese, askush si ekipi korçar në shtatë ndeshje

Vllaznia kërkon përkrahjen e tifozëve, nxjerr në shitje biletat për duelin me Tiranën

“Turpi i radhës”, ish-kapiteni i Flamurtarit shpërthen pas humbjes dhe zëvendësimit të Trashit (FOTO)