Gazrat dhe fryrja shkaktohen nga mungesa e këtyre dy ushqyesve

Vitamina D dhe fibra janë dy ushqyes të rëndësishëm, mungesa e të cilave shkakton një sërë problemesh në organizëm, përfshirë këtu fryrjen dhe gazrat në stomak.

Këto të dyja ndodhin jo vetëm për shkak të një mungese të tillë por edhe ushqyerjes.

Ajo çfarë hamë transformohet dhe shpërbëhet nga enzimat dhe bakteret në sistemin tretës.

Nënproduktet e ushqimeve që hamë rrisin përmbajtjen e ujit në stomak, përthithin shumë lëngje dhe na bëjnë të ndihemi të fryrë.

Sindroma e Zorrës së Irrituar është shkaktarja kryesore e fryrjes dhe gazrave, që shkakton gjithashtu edhe konstipacion apo diare.

Këshillat më praktike për të pakësuar fryrjen dhe gazrat është ngrënia e vakteve të vogla gjatë ditës, shmangia e pijeve të gazuara dhe ushqimeve që nxisin gazra siç janë fasulet, brokoli, lulelakra dhe produktet e bulmetit.

Vitamina D

Studimet tregojnë se mungesat e vitaminës D janë më të theksuara tek njerëzit që vuajnë nga problemet e lartpërmendura.

Sipas ekspertëve, suplementët e vitaminës D, mund të përmirësojnë ndjeshëm  simptomat e problemeve të aparatit tretës dhe rrjedhimisht cilësinë e jetës së një personi që vuan nga këto probleme.

Vitamina D gjendet tek vezët, kërpudhat, salmoni dhe sardelet.

Fibra

Tek disa njerëz, sasi tepër të larta të fibrës janë përgjegjëse për gazrat dhe fryrjen.

Nga ana tjetër, mungesa e fibrës ose sasi të papërshtatshme të saj, mund të shkaktojnë shqetësime në stomak.

Pra, nëse ndiheni të fryrë, jo domosdoshmërisht duhet të rrisni sasinë e fibrës në organizëm.

Ama nëse ndiheni të fryrë si pasojë e konstipacionit që shkakton mungesa e fibrës, përgjigja e saktë për largimin e fryrjes është shtimi i fibrës në mënyrë graduale, duke e shoqëruar me ndonjë laksativ që pastron zorrën e trashë.

Të gjitha këto lëvizje duhen bërë vetëm nëpërmjet një udhërrëfyesi të përpiluar qartë nga një mjek apo dietolog.

Ushqimet më të pasura me fibër janë drithërat e plotë, arrorët, farat, frutat, perimet dhe bishtajoret.

Related posts

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur nuk flini mjaftueshëm!

Sëmundjet që shkaktojnë djersitjen e tepërt – Disa këshilla si t’i trajtoni në shtëpi

4 Faktorët kryesor që rrisin tensionin e gjakut