Gazment Bardhi ftesë publike Belind Këlliçit: Nuk ke nevojë të strehohesh në partinë e Ilir Metës, ke PD! Merr dhe Berishën në fushatë

Deputeti Gazment Bardhi i ka bërë thirrje Belind Këlliçit që të garojë nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit, pasi nuk ka nevojë të strehohet me Partinë e Lirisë.

Bardhi është pjesë e grupit që mbështet Enkelejd Alibeaj dhe me vendimin e sotëm të KAS, Partia Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje me kryetar të komanduar. Pengesa për firmën e e Bashës është rrëzuar dhe në fletën e votimit do te jetë PD dhe emri Alibeajt.

“Nuk ke nevojë të strehohesh në Partinë e Ilir Metës, ke në dispozicion Partinë Demokratike. Ne po i shtrimë dorën, po i themi ke partinë tënde. Nuk ka rëndësi se kush del në fushatë në krye të partisë, për mua ka rëndësi të dalë në krye të fushatës kandidati”, u shpreh Gazment Bardhi.

Më tej, ai tha se nëse Belind Këlliçi dëshiron të marrë në fushatën për Tiranën dhe ish-kryeministrin Berisha, është i hapur ta bëjë këtë. “Ka nevojë ky kandidati për zotin Berisha?! Ta marrë zotin Berisha”, vijoi Gazment Bardhi.

I pyetur nëse PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj do të dalë me 61 kandidatë në të gjithë vendin, pa marrë parasysh ata që ka prezantuar deri më tani Sali Berisha, deputeti demokrat tha se synimi është të kenë një emër të unifikuar.

“Kam një qëndrim timin i cili ka qenë edhe qëndrim i strukturave të partisë që pavarësisht konfliktit që kemi brenda PD do duhet të gjejmë gjuhën për të patur një kandidat të unifikuar të të gjithë opozitës. Nuk bëhet fjalë vetëm për të Partisë Demokratike, por të gjithë opozitës”, vijoi ai.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024