Gazetarja i kthehet “pa mëshirë” Romeo Veshajt: Ke namin që bredh lule më lule, por kap njërën dhe mos…

Në programin “Më lër të flas” këtë sezon, në çdo puntatë krijohet një panel ku diskutohen tema të ndryshme shoqërore.

Këtë të shtunë, tema e diskutimit ishte një nga më të ndjeshmet e vendit tonë: “Ulja e lindshmërisë”.

Për këtë temë, u fol ndër të tjera se si çiftet e reja vendosin mos të bëjnë fëmijë por të ndjekin karrierën, ose nga ana tjetër bëjnë shumë pak fëmijë sepse ndikohen nga kushtet ekonomike etj.

Binjakët Veshaj gjithashtu ishin të përfshirë në këtë debat, ama vetë ata nuk kanë ende fëmijë, gjë që u vu në dukje nga gazetarja Juli Ristani.

Pjesë nga biseda:

Juli: Ju vetë, pse nuk martoheni dhe pse nuk riprodhoni veten dhe partneren tuaj?

Romeo: Më gjej një nuse, brenda vitit unë shtohem

Juli: Ti? Që ke namin që bredh lule më lule?

Romeo: Unë? Më thuaj një!

Juli: Lëri lulet, kap një lule edhe të gjitha këto çfarë na the neve, vëri në zbatim, se do ishte shumë më bukur! Jo bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë!

Romeo: E ke gabim! Unë jam djalë shumë i mirë.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!