Gazetarja e njohur lëshon “bombën”: Femrat shqiptare drejtojnë shtëpitë e hashashit në Londër

Gazetarja Fatjona Mejdini ka bërë me dije se ka femra shqiptare që drejtojnë të ashtuquajtura “shtëpitë e barit” në Mbretërinë e Bashkuar.Gjatë fjalës së saj në emisionin “Opinion”, ajo ka treguar se femrat atje kanë më shumë mundësi të angazhohen se në Shqipëri.

“Ne sot e kësaj dite i kemi pasur vajzat në pozicione suportive të këtyre që quhen bosët e krimit. Kryesisht janë përdorur për trafikun e drogës. Mendoj që një pjesë e madhe janë viktima. Madje nuk është e çuditshme që një pjesë e vajzave të showbizzit mund të jenë viktima. Mundet që në fillim të jenë joshur nga paratë dhe më pas janë detyruar të bëjnë gjëra që nuk do të kishin konsensus për t’i bërë. Kryesisht femrat janë përdorur si mushka droge. Në pjesën e transportit të drogës. Së fundmi ne po vemë re një fenomen, femrat po përdoren për të pastruar paratë. Shpesh pas ndërtimeve gjigande dhe bizneseve të tjera të mëdha qëndrojnë femra që nuk kanë asnjë lloj CV në biznes, por thjesht vendosen si përfaqësuese të krimit për të pastruar paratë dhe për të shpërndarë përgjegjësi. S’kemi pasur ndonjë femër këto 30 vite me pushtet në botën e krimit. Kjo është e çuditshme. Krimi jonë i organizuar pasqyron edhe shoqërinë tonë, ku femra duhet të jetë mbështetëse e mashkullit dhe jo të ketë të drejtat e saj.  Sipas studimeve kemi edhe femra që kur shkojnë jashtë si Britania e Madhe, aty ka më shumë mundësi, dhe në fakt ka raste, ato janë bërë sipërmarrëse në ndërmarrje edhe të drogës. Femra nga Shqipëria që drejtojnë shtëpitë e hashashit në Britaninë e Madhe, në vende të ndryshme, mbase jo vetëm në Londër. Kjo do të thotë edhe në atë konservatorizmin shqiptar dhe do të thotë që kur femrat lëvizin jashtë jo vetëm që bëhen të zonjat në shumë fusha, por edhe në krimin e organizuar marrin iniciativa”, tha Mejdini.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024