Gazetari i njohur zbulon informacionin: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari Ferdinand Dervishi zbuloi në studion e emisionit Review në Euronews Albania një zhvillim të ri nga dosja mbi zhdukjen e Ervis Martinaj.

Dervishi tha se së fundmi është përgjuar një telefonatë nga jashtë e një personi me familjarët e Martinaj, ku zëri del shumë i ngjashëm me zërin e tij.

Por, gazetari la të hapur dhe mundësinë që kjo telefonatë të jetë organizuar nga kundërshtarët që e kanë zhdukur me qëllim që të shtojnë misterin mbi këtë çështje.

“Këto kohët ka pasur edhe një zhvillim që e ngatërron edhe më shumë historinë.

Është përgjuar një telefonatë nga jashtë në konakt me familjarët e Ervis Martinaj dhe aty është vërejtur se zëri është shumë i ngjashëm me zërin e tij. Janë marrë është bërë një krahësim me sa kanë mundësi pajisjet, nuk janë bindur këtu dhe e kanë çuar jashtë. Por unë nuk e di a ka ardhur përgjigjja. Por të thuash a është ky njeriu që po bisedon me familjarët është një çështje që ka shumë pikëpyetje. Nuk është çudi që ky zëri i ngajshëm të jetë i organizuar nga ata që e kanë zhdukur që të shtojnë misterin”, tha Dervishaj.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025