Gazetari i njohur thyen rregullin! Ndan foton e ëmbël me të bijën

Gazetari i njohur, Eno Popi, është kujdesur gjithmonë që të ruajë jetën private nga ajo publike. E si pasojë, në profilet e tij në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit kryesisht momente nga puna.

Por një ditë më parë ka vendosur që të bëjë një përjashtim të vogël, duke publikuar një fotografi me vajzën e tij. Pasi e kishte mbajtur larg rrjeteve sociale për një kohë shumë të gjatë, Liv ka zbukuruar “Instastory”-n e moderatorit.

Vogëlushja është rritur shumë nga hera e fundit që e kemi parë. Tani është një vogëlushe 5-vjeçare më e ëmbël se kurrë.

Ndërkohë kujtojmë se aktualisht Eno Popi është duke moderuar spektaklin më të madh të kërcimit “Dancing With The Stars”, së bashku me moderatoren e njohur, Bora Zemani.

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

Dinamo dhe Teuta “lagen” për 1 pikë, në Elbasan fiton… mërzia (video)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)