Gazeta më e madhe konservatore në SHBA: Blinken ndërhyri në zgjedhje në Shqipëri në emër të Soros

Gazeta më e madhe konservatore në SHBA, New York Post, iu bashkua medieve të njohura të djathta në SHBA, që kanë denoncuar skandalin me shpalljen ‘non grata’ të liderit historik demokrat, Sali Berisha.

Edhe kjo gazetë, në një shkrim nga autorja Miranda Devine, shkruan se ky ishte një vendim i pabazuar në fakte, por që u mor nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me miliarderin George Soros.

Sërish gazeta e njohur thekson se ligjvënësit republikanë po kërkojnë prova për këtë vendim, por Blinken i ka shmangur.

Ajo që bie në sy është se kjo gazetë i ka lënë një hapësirë të rëndësishme këtij investigimi. Në shkrim thuhet se Blinken i ka vendosur një njollë të tmerrshme Shqipërisë për llogari të Soros.

Jo vetëm kaq, por për llogari të Soros dhe Edi Ramës, në Shqipëri është kapur reforma në drejtësi.

Megjithatë, një nga pikat e forta të shkrimit qëndron te fakti se Blinken jo vetëm akuzohet se ka marrë një vendim pa prova dhe ka lejuar kapjen e drejtësisë në favor të Edi Ramës, por se për llogari të Soros ka ndërhyrë edhe në zgjedhjet në Shqipëri.

Kjo është një akuzë shumë e rëndë që mund t’i bëhet një zyrtari të lartë amerikan.

“Sikur të mos mjaftonte që Sekretari i Shtetit, Antony Blinken është përfshirë mjaftueshëm në disa dështime ndërkombëtare, ai tani akuzohet se ka ndërhyrë në zgjedhjet shqiptare në emër të financierit miliarder, George Soros dhe si pasojë e kësaj është paditur për shpifje në një gjykatë ndërkombëtare,” thuhet në shkrim.

Më tej theksohet se Blinken ka ndërhyrë jo vetëm në të ashtuquajturën ‘reformë’ gjyqësore, por edhe në ‘reformën’ në drejtësi.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në?! Habit Bardhi me përgjigjen e tij

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!